Home aktualitet Ndodh edhe kjo/ Të vjedhin kartën e bankës edhe të moshuarit

Ndodh edhe kjo/ Të vjedhin kartën e bankës edhe të moshuarit

nga Parler Albania

Një 46 vjeçare është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet për vjedhje.

Policia bën me dije se gruaja i ka vjedhur kartën e bankës një 42-vjeçari dhe me anë të saj ka tërhequr një shumë parash në bankomat.

Menjëherë pasi konstatoi mungesën e kartës, 42-vjeçari fillimisht kontaktoi bankën për bllokimin e saj, por gruaja ia kishte marrë paratë. Në këtë situatë ai i drejtohet policisë dhe bën një denoncim për vjedhje.

“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetases M. N., 46 vjeçe, pasi i ka vjedhur kartën e bankës shtetasit D. H., 42 vjeç dhe me anë të saj ka tërhequr një shumë parash në bankomat”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ju mund te pelqeni dhe