Një 25-vjeçare është shpëtuar nga mbytja bashkë me të fejuarin e saj. Ngjarja është regjistruar në plazhin e Spillesë, aty ku vetëm pak orë më parë humbën jetën dy pushues shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.
Ka qenë roja bregdetare Festim Sula ai që ka pikasur çiftin duke u mbytur, rreth tetë metra larg bregut të detit në Spille. Pas sinjaleve të dhëna, Sula është futur në ujë dhe ik ka shpëtuar.
Kujtojmë se në Spille më parë u mbytën dy pushues, Mirko Micevski, 79 vjeç dhe Cvetko Mitanovski, 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut kishin ardhur bashkë me një grup prej 52 personash për të shijuar bregdetin shqiptar, por gjetën vdekjen.