Akuzat e korrupsionit ndaj pedagogëve në Arsimin e Lartë po shtohen. Kësaj here edhe në Akademinë e Policisë, aty ku drejtësia duhet të vihet në vend, dalin kundra kësaj.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka vënë në pranga pedagogun në Akademinë e Policisë dhe një student të kësaj Akademie.
Bëhet fjalë për pedagogun Qetsor Gurra i cili është arrestuar për akuzën e korrupsionit.
Nga burimet e policisë mësohet se ende nuk është bërë e qartë arsyeja e arrestimit të tij.