Home aktualitet Në monitorim zona e Bulqizës për dëme nga tërmeti / Ka dëme materiale

Në monitorim zona e Bulqizës për dëme nga tërmeti / Ka dëme materiale

nga Parler Albania

Emergjencat Civile kanë reaguar në lidhje me tërmetin në Bulqizë.

Në një njoftim për mediat, Emergjencat Civile bëjnë të ditur se lëkundjet kanë shkaktuar dëmtime në 14 banesa.

Sipas raportit, janë 5 banesa të dëmtuara në njësinë administrative Fushë-Bulqizë, 3 në njësinë administrative Gjoric, 3 në Shupenzë, 1 në Zerqan dhe 1 në Bulqizë.

Emergjencat Civile theksojnë se situata po monitorohet nga afër.

Ju mund te pelqeni dhe