Home Politikë Nën masa tepër të rrepta, shihni si ruhet Erdogan shumë pranë me Shqipërinë

Nën masa tepër të rrepta, shihni si ruhet Erdogan shumë pranë me Shqipërinë

nga Parler Albania

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka mbërritur të premten në Sarajevë, i shoqëruar nga gruaja Emine dhe dy ministra.

Dy aeroplanë u ulën në Aeroportin e Sarajevës, njëri me ministrat dhe tjetri ai presidencial. Erdogan gjatë kësaj vizite do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës.

Para se të nisej për në Sarajevë, Erdogan mbajti një konferencë shtypi në aeroportin e Stambollit, ku foli, ndër të tjera, për sulmin terrorist në Kabul, marrëdhëniet me Angela Merkel dhe çështje të tjera botërore.

Vendi i parë që do të vizitojë është varrezat e dëshmorëve Kovaçi, ku u varros presidenti i parë boshnjak, Alija Izetbegoviq. Kjo do të pasohet nga ceremonia e hapjes së Xhamisë së rinovuar Basçarsija, e financuar nga Turqia, e ndjekur nga një pjesë e një programi privat.

Po ashtu, është planifikuar që Erdogan dhe gruaja e tij të marrin pjesë në dasmën e vajzës së Bakir Izetbegoviq, Jasmina. Dasma fetare do të zhvillohet në xhaminë Gazi Husrev-beg, dhe ajo civile në Hotel Evropa.

Në mbrëmje, Erdogan do të takohet me anëtarët e Presidencës së Bosnjës, ku është planifikuar një darkë, si dhe një fjalim për mediat.

Erdogan vizitoi shtetin boshnjak për herë të fundit në verën e vitit 2019. Pas vizitës në Bosnje, ai do të udhëtojë për në Mal të Zi.

Ju mund te pelqeni dhe