Jose Manuel Rios Morales, kryetar i qytetit Armenia në pjesën perëndimore të Kolumbisë, ka publikuar një video intriguese e cila akoma kërkon një përgjigje racionale.
Ngjarja ka ndodhur një gjysmë ore para mesnatës së të enjtes, ku një fuqi e padukshme sulmon rojtarin në ndërtesën e komunës.
Fillimisht e shtyn për muri, e më pas e tërheq zvarrë nëpër dysheme. E sipas njohësve bëhet fjalë për aktivitet paranomal, që me të ardhur kolegët e tij në vendin e ngjarjes, kjo fuqi e padukshme duket se tërhiqet.
Ishte edhe vetë Jose Manuel Rios Morales që gjatë një konference për media, sulmuesin e ka përshkruar si “entitet paranormal”, duke kërkuar ndihmë nga ekspertët që të shpjegojnë në detaje se çfarë në të vërtetë kishte ndodhur.
“Videon e keni të gjithë në dispozicion, dhe le të konstaton kushdo dhe të më tregoj se çfarë në të vërtetë ka ndodhur”, kishte shkruar kryetari i komunës.
Identiteti i rojës ende nuk është zbuluar dhe nëse ka pasur edhe diçka tjetër që nuk është filmuar nga kamerat e sigurisë.