Home Kurizitete Ngrohja globale dhe pasojat në jetën në tokë, shkencëtarët bëjnë parashikimin e zymtë: Këto zona rrezikojnë të zhduken

Ngrohja globale dhe pasojat në jetën në tokë, shkencëtarët bëjnë parashikimin e zymtë: Këto zona rrezikojnë të zhduken

nga Parler Albania

Shkencëtarët po e shohin gjithnjë e më shumë si shqetësim madhor ngrohjen globale. Sipas tyre ngrohja mbi 1.5 gradë celcius do të ketë pasoja të rënda për shumë vende të botës.

Më të rrezikuar janë ishujt e Paqësorit, dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm atëherë ato vende rrezikojnë të zhduken përgjithmonë.

Kriza klimatike prek rrënjësisht vendet e Paqësorit duke i vendosur përpara një rreziku të madh, atë të zhdukjes.

Baticat, thatësira, ciklonet e shumë faktorë të tjerë po ndikojnë gjithnjë e më shumë në përmbytjen e këtyre vendeve.

Ka qenë Paneli Ndërqeveritar për Ndryshime Klimatike IPCC që pas raportit të fundit ka hapur sinjalin e alarmit lidhur me këtë çështje.

Raporti zbuloi se çdo 0.5 gradë C shtesë e ngrohjes globale shkakton rritje të dukshme të intensitetit dhe frekuencës së valëve të nxehtësisë, reshjeve të mëdha të shiut, thatësirave dhe ngjarjeve ekstreme të motit.

Sipas IPCC vendet më të rrezikuara janë Ishujt Solomon, Kiribati dhe Vanuatu.

Ju mund te pelqeni dhe