Home Lajme nga Vendi Niset me urgjencë helikopteri në Gjormë të Vlorës, flakët marrin para kasollet e bagëtive, rrezikohen 10 shtëpi

Niset me urgjencë helikopteri në Gjormë të Vlorës, flakët marrin para kasollet e bagëtive, rrezikohen 10 shtëpi

nga Parler Albania

Vijon situata alarmante e zjarreve në Vlorë, një tjetër vatër zjarri është shfaqur në lagjen Neshtë në fshatin Gjormë të Vlorës dhe flakët po djegin kasollet e bagëtive dhe banesat pranë.

Në zonë janë rreth 10 shtëpi të cilat rrezikojnë djegien dhe helikopteri është nisur me urgjencë drejt vendngjarjes pasi flakët kanë dalë jashtë kontrollit.

Banorët kanë marrë masat e para kur kanë parë flakët të përhape pranë banesave të tyre. Bashkia e Selenicës ka kërkuar ndihmë nga Bashkia Vlorë pasi zjarrëfikësja nuk funksionon dhe nuk është bërë asnjë ndërhyrje nga ana e tyre.

Ju mund te pelqeni dhe