Home aktualitet ‘’Një dimër pa drita, krizë energjitike’’/ Reagon Eksperti I Ekonomisë Sherefedin Shehu

‘’Një dimër pa drita, krizë energjitike’’/ Reagon Eksperti I Ekonomisë Sherefedin Shehu

nga Albina Roshi

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama paralajmëroi për ‘’krizë energjitike’’,.

Menjëherë pas deklaratës së tij, reagoi Eksperti I Ekonomisë, Sherefedin Shehu.

Në një postim në rrjetet sociale, Sherefedin Shehu kap “mat”, kryeministrin, ndërsa thekson se ajo çfarë po ndodh në Europë nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Shehu I përmend Ramës se dikur shprehej se Shqipëria do të bëhej superfuqi energjitike, ndërsa sot përmend krizën e një dimri të gjatë pa drita.

Shehu thekson se kriza në Europë është shkaktuar nga problemet me gazin natyror dhe ne energjinë e kemi ujore dhe skemi fare lidhje me të.

Sipas tij, problemi ynë është problem menaxhimi që na e ka krijuar z. Rama.

Por, ai gjithashtu nuk kursen as kreun e PD-së, Lulzim Basha, ndërsa paralajmëron se “me qeverisjen e Ramës dhe opoziten e Bashës na ka marrë lumi.”

Z. Rama na paralajmëroi sot se këtë dimër nuk do të kemi drita mbasi do të ketë krizë energjetike. Dhe për këtë krizë nuk e paska fajin Rama mbasi na e paskan krijuar të tjerët që nënkupton Europën.

Po zoti Rama a e di se kriza në Europë është shkaktuar nga problemet me gazin natyror dhe ne energjinë e kemi ujore dhe skemi fare lidhje me të. Madje dje na the se Shqipëria do të bëhej superfuqi energjetike.

Pra problemi yne është problem menaxhimi që na e ka krijuar z. Rama. Ato reformat e tij te “suksesesshme” të sektorit energjetik për të cilat vdiqen në burg qytetarë që nuk përballonin dot faturën e energjisë paskan qënë dështime. Është mirë të thotë për to një fjalë edhe Banka Botërore që e mburri Qeverine për këto reforma te deshtuara.

Zoti na ruajt! Se me qeverisjen e Ramës dhe opozitën e Bashës na ka marrë lumi.”-shkruan Sherefedin Shehu.

Ju mund te pelqeni dhe