Disa ditë më parë, u bë e ditur se Nora dhe Roberti bashkë me vajzën Renée dhe nënën e këngëtares, Syzana Istrefi janë në pushime.
Të katërt ndodhen në një prej resorteve në Turqi.
Përpos pamjeve nga aeroporti i Prishtinës, Prive.al ka arritur të sigurojë edhe fotografi brenda resortit.
Në të, Roberti dhe Nora shfaqen në të njëjtën tavolinë teksa Renée po shijon afër tyre kohën e ndarë për video në telefon.
Kujtojmë se ish-çifti Nora-Robert janë shembull për sa i përket raportit pas ndarjes. Ata treguan mirëkuptim edhe menjëherë pasi i dhanë fund raportit të tyre duke treguar respekt dhe mirënjohje për mbi një dekadë të kaluar bashkë.

