Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Greda Bardeli ka reaguar mbrëmjen e sotme për qeverinë e re të Kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur se shërbëtorët e rinj të Ramës nuk janë gjë tjetër vecse fytyra korrupsioni dhe babëzie.
Bardeli thotë në emër të PD-së se Arben Ahmetaj, i caktuar në postin e zv/Kryeministrit, duhet të ccohej me pranga në duar në SPAK, ndërsa Damian Gjiknuri është organizator i strukturës paralele të grabitjes së zgjedhjeve në aleancë me grupe gangsterësh.
Më tej, sekretarja e PD-së ndalet dhe te Ulsi Manja, Ministri i ri i Drejtësisë. Ajo thotë se Manja është zgjedhur në këtë post për të mbyllur të gjitha dosjet e manipulimit elektoral!
Postimi i Greda Bardelit:
Deklaratë e Partisë Demokratike
Shërbëtorët e rinj të pushtetit korruptiv të Edi Ramës do të jenë veç për bakshishet e majme të mafies së inceneratorëve, PPP dhe Tenderave!
Janë veç fytyra korrupsioni e babëzie të njohur për abuzime me fondet publike!
Zv.kryeministri, mjeshtër i inceneratorëve A. Ahmetaj duhet të ishte dorëzuar ne pranga në derën e SPAK dhe jo të firmosë aferat në mungesë të kryeministrit.
Organizatorët, nxitësit dhe urdhëruesit e manipulimit të zgjedhjeve në dosjen e njohur 184, 339/1 janë shpërblyer me poste të larta në qeveri e parti.
I njohur nga gjithë shqiptarët si Tërmet Gjiknuri, asistent i Y.Lalës organizator i strukturës paralele të grabitjes së zgjedhjeve në aleancë me grupe gangsterësh është i përzgjedhur nr.2 i E.R !
U.Manja i përfshire në përgjime e krimit zgjedhor ne dosjen 184 të botuar në revistën gjermane “BILD” është emëruar hiç më pak se Ministër Drejtësie për të mbyllur të gjitha dosjet e manipulimit elektoral!
Gratë në qeveri, për të ardhur keq, figura anonime përzihen dukshëm me ato të njohura për korrupsion, tendera sekretë, e abuzime të panumërta me taksat e qytetarëve, janë thjesht e vetëm fasada!
ER i përdor gratë për kozmetikë për të mbuluar pushtetin mizor e grabitës, pushtetin që shkakton vuajtje dhe varfërim cdo ditë.
Përballja jonë në Parlament, në sheshe e rrugë e kudo të jetë e mundur, me dhe për qytetarët do të rikthejë shpresen e besimin, forcën e kurajon për një qeverisje për shqiptarët!