Gjatë natës, dy persona kanë grabitur një pikë karburanti, në Bulqizë. Mësohet nga burimet e policisë se janë vjedhur dhe një shumë parash të shtetasit Q.J, në aksin rrogorë Bulqizë-Shupenzë.
Njoftimi i Plotë nga policia:
Bulqizë/ informacion paraprak
Gjatë natës datë 20.10.2021, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në pikën e karburantit të shtetasit Q.J., në aksin rrugorë Bulqizë–Shupenzë.
Grupi hetimor po vijon hetimet në vendngjarje, dhe po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.