Home Lajme nga Vendi Nuk mbërrin zjarrfikësja në Ballsh/ Banorja për E fikëm vetë si lagje, shyqyr që…

Nuk mbërrin zjarrfikësja në Ballsh/ Banorja për E fikëm vetë si lagje, shyqyr që…

nga Parler Albania

Është fikur zjarri që përfshiu mesidtën e sotme një sipërfaqet madhe me ullinj në lagjen “Bylis” të Ballshit.

Zjarrfikësja nuk ka mbërritur por ishin banorët që me mjete rrethanore shuan zjarrin që iu afrua banesave. Gjatë një interviste për “Faxneës”, banorja Rrape Osmeni, tha se zjarrfikësit nuk kishin mbërritur ndërsa flakët u shuan nga banorët.

“U prekëm nga zjarri. Ishte i qëllimshëm, erdhi nga poshtë dhe mori gjithë sipërfaqen e ullinjve. Policia erdhi kurse zjarrfikësja nuk mbërriti dot. Banesat shpëtuan por ullinj u dogjën shumë mbi 150 rrënjë ullinj, u dogjën shumë, mirë të paktën që nuk u dogjën banesat. Zjarrin e fikëm vetë si lagje”, tha banorja.

Policia po punon për të identifikuar autorin e ngjarjes. Gjatë stinës së verës, edhe Mallakastra, ashtu si një pjesë e mirë e vendit nuk i shpëtoi zjarreve, një pjesë e të cilëve të shkaktuar nga dora e njeriut.

Ju mund te pelqeni dhe