Home Lajme nga Vendi Nuk miratohet as Dekreti për Buxhetin as ai i Metrologjisë, Kuvendi rrëzon presidentin Meta

Nuk miratohet as Dekreti për Buxhetin as ai i Metrologjisë, Kuvendi rrëzon presidentin Meta

nga Aida Shtino

Kuvendi në seancën plenare të ditës së sotme ka rrëzuar dy dekrete të Presidentit Meta.

Dekreti për buxhetin dhe Dekreti për Metrologjinë nuk gjetën miratimin e deputetëve të mazhorancës në parlament.

Presidenti Meta përmes argumentave në dekret theksonte se buxheti aktual nuk pasqyron realisht situatën ekonomike dhe nuk përmbush pritshmeritë, lidhur me rimëkëmbjen ekonomike apo edhe masat për të luftuar Covid, gjë e cila nuk u mor parasysh nga mazhoranca qeveritare.

Gjithashtu dhe në dekretin e Metrologjisë Meta shprehej se ligji krijon hapësira për të zhvilluar praktika korruptive që janë në dëm të qytetarëve, pasi edhe pse ka për objekt kontrollimin ndaj pompave të gazit dhe të naftës, në pikat e karburanteve, mund të kryhet nga privati pa një procedurë të qartë dhe të mirëpërcaktuar ligjore të përgjegjësisë, edhe këto argumenta nuk u morën parasysh nga ligjvënësit në Kuvend.

Rrëzimin e dekretit për Metrologjinë e paralajmëroi më herët edhe ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për integrim Petrit Vasili, i cili përmes një konference për media deklaroi se ky është një veprim abuziv, pa asnjë konkurrim dhe asnjë kriter ligjor i jep interesat e mijërave shqiptarëve një drejtori të vetëm Rilindas.

Ju mund te pelqeni dhe