Home Lajme nga Vendi Pamjet e aksidentit të rëndë në Vlorë, i riu me shpejtësi ‘skëterrë’ rrotullohet në rrugë dhe përplaset me murin e lokalit

Pamjet e aksidentit të rëndë në Vlorë, i riu me shpejtësi ‘skëterrë’ rrotullohet në rrugë dhe përplaset me murin e lokalit

nga Parler Albania

FaxNews ka mundur të sigurojë videon e aksidentit të rëndë të ndodhur në aksin rrugor Vlorë-Babicë pasditen e sotme, ku një automjet nën drejtimin e shtetasit E. H., 21 vjeç doli nga rruga dhe përfundoi duke u përplasur me murin e një lokali.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme, automjeti me të cilin udhëtonte i riu ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë tepër të lartë duke u rrotulluar në rrugë dhe duke u përplasur më pas me murin e lokalit.

Kujtojmë se i riu u transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 09.08.2021, rreth orës 19:30, në aksin rrugor Vlorë-Babicë, shtetasi E. H., 21 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një mur. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. H., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ju mund te pelqeni dhe