Home Bota Paralajmërim për sulm terrorist në aeroportin e Kabulit, DASh thirrje qytetarëve të largohen nga zona

Paralajmërim për sulm terrorist në aeroportin e Kabulit, DASh thirrje qytetarëve të largohen nga zona

nga Parler Albania

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar turmat e njerëzve që përpiqen të hyjnë në aeroportin e Kabulit për të lënë zonën, pasi Britania, Australia dhe Zelanda e Re cituan “kërcënimin e lartë” të një sulmi terrorist të mundshëm në aeroport.

Një valë paralajmërimesh pothuajse identike nga Londra, Wellington, Canberra dhe Washington u bëri thirrje njerëzve të mbledhur në zonë që të largohen dhe të lëvizin në një vend të sigurt.

Paralajmërimet e sigurisë për aeroportin ishin specifike.

“Ata në Abbey Gate, East Gate ose North Gate tani duhet të largohen menjëherë,” tha Departamenti Amerikan i Shtetit në një paralajmërim për qytetarët e tij, duke cituar “kërcënime të sigurisë”, por pa dhënë shumë specifikime. Ai këshilloi njerëzit që të afrohen vetëm nëse ata marrin udhëzime individuale nga një përfaqësues i qeverisë amerikane për ta bërë këtë.

Të mërkurën mbrëma edhe, Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar u bëri thirrje njerëzve të mos udhëtojnë në aeroport, duke thënë: “Ekziston një kërcënim i vazhdueshëm dhe i lartë i një sulmi terrorist. Mos udhëtoni për në aeroportin ndërkombëtar Kabul Hamid Karzai. Nëse jeni në zonën e aeroportit, largohuni në një vend të sigurt dhe prisni këshilla të mëtejshme. “

Ju mund te pelqeni dhe