Home Sporti Pas humbjes, Shqipëria merr ‘goditjen’ e rëndë. 3 lojtarë titullarë mungojnë ndaj Hungarisë

Pas humbjes, Shqipëria merr ‘goditjen’ e rëndë. 3 lojtarë titullarë mungojnë ndaj Hungarisë

nga Parler Albania

Edi Reja ndjen “dhimbje” koke pasi duhet të përballet me tre mungesa të rëndësishme në duelin ndaj Hungarisë e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Tre kartona të verdhë për 8 minuta lojë ishin goditja e rëndë që mori Shqipëria mbrëmjen e djeshme në humbjen e thellë 4-1 ndaj Polonisë.

Rei Manaj, Elseid Hysaj dhe Keidi Bare nuk do të jenë në dispozicion për takimin me Hungarinë që do të luhet ditën e diel në orën 18:00 në “Elbasan Arena”.

Ndërkohë, në minutat 3, 7 dhe 11 në ndeshjen me polakët, u ndëshkuan njëri pas tjetrit Abrashi, Bare dhe Hysaj. Në pjesën e dytë, krahas Manajt për protesta, u ndëshkua edhe Gjasula, por ky i fundit nuk rrezikonte. Numrin e kartonëve e plotësuan vetëm Manaj, Hysaj dhe Bare.

Ju mund te pelqeni dhe