Nënë Tereza u bë një shenjtore dhe le të sjellim ndërmend një shkëmbim midis murgeshës dhe të nominuarës demokrate për presidente, Hillary Clinton.
Në vitin 1994, Nënë Tereza iu drejtua në një “Mëngjesi Lutjesh” Kombëtar me paralajmërime të guximshme, ku Hillary u ul përballë saj dhe i bëri vetëm një pyetje murgeshës . Hillary mbeti në dukje si një idiote ndërsa ajo iu përgjigj me gjashtë fjalë të thjeshta.
Nënë Tereza qëndronte me nje trup te vogel, por ajo ishte një forcë që duhet llogaritur edhe kur i drejtohej Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe më pas Zonjës së Parë Hillary Clinton. Si folësi kryesor në një mëngjes lutjeje në 1994, Nënë Tereza erdhi në Uashington, DC për të ndëshkuar Clintons dhe qëndrimin e tyre pro abortit.
Gjatë ngjarjes, Hillary i bëri Nënë Terezës një pyetje, por pjesë të fjalës së murgeshës, drejtuar Clintons, janë të denjë për t’u rishikuar për të kuptuar se çfarë ndodhi më parë. Në vërejtjet e saj, para pyetjes së Hillary,
Nënë Tereza tha:
“… Ndjej që shkatërruesi më i madh i paqes sot është aborti, sepse është një luftë kundër fëmijës, një vrasje e drejtpërdrejtë e fëmijëve të pafajshëm, të vrarë nga vetë nëna. Me abort, nëna nuk mëson të dashurojë, por vret edhe fëmijën e saj për të zgjidhur problemet e saj. “Dhe, me anë të abortit, babait i thuhet , se ai nuk ka pse të marrë asnjë përgjegjësi për fëmijën që ka sjellë ne Botë.
Ai baba ka të ngjarë të vërë edhe gratë e tjera në të njëjta telashe. Kështu që aborti thjesht çon në më shumë aborte edhe te fëmijëve të tjerë ”.
Ndërsa Nënë Tereza vazhdoi, të pranishmit, si shkrimtarja Peggy Noonan, vunë në dukje se murgesha e vogël e shikoi drejt Hillary kur tha: “Çdo vend që pranon abortin , nuk po u mëson njerëzve të tij të duan, por të përdorin çdo dhunë për të marrë atë që ata duan. Kjo është arsyeja pse shkatërruesi më i madh i dashurisë dhe paqes është aborti ”. Noonan vazhdoi të përshkruajë atë që ndodhi kur Nëna mbaroi fjalimin e saj: «Mbreteroi heshtja. Heshtje e thellë në shpellën e ftohtë e të rrumbullakët për vetëm 1.3 sekonda. Dhe pastaj duartrokitjet filluan në anën e djathtë të dhomës, dhe u përhapën, dhe u thelluan, dhe më pas dhoma u përfshi nga njerëzit që duartrokisnin, ata nuk do të ndaleshin , por vazhduan për pesë apo gjashtë minuta.
“Por jo të gjithë duartrokitën. Presidenti dhe zonja e parë, të ulur brenda disa metrave nga Nënë Tereza , nuk po duartrokisnin. ”
Shumë e kanë përshkruar pamjen që Nënë Tereza u dha atyre që ishin pro abortit , si pothuajse si zemërimi i Zotit që një ditë do të binte mbi ta.
Më vonë, ndërsa Hillary ishte ulur përballë Nënë Terezës gjatë mëngjesit, ajo i bëri asaj një pyetje të ndezur: “Pse mendoni se nuk kemi pasur ende një grua si presidente?”
Nënë Tereza, duke mos humbur asnjë momemt e pa dhe i tha:
“Për shkak se ajo ndoshta është pro abortit.”
Nëse do të kisha për një moment “mikrofon”, do të thoja që Nënë Tereza e gozhdoi atë me përgjigjen që dha.
Hillary ishtë aq e sëmurë nga dëshira e saj për Shtëpinë e Bardhë kohët e fundit , sa që ajo po përpiqet të sigurojë fotografi të saj me Nënë Terezën për fushatën e saj. Për fat të mirë, një grup i avokatisë katolike u ka ndaluar Klintoneve që të përdorin Nënë Terezën në ndonjë nga reklamat e tyre fletpalosjeve ose reklamave televizive.
Në një moment, Nënë Tereza tha për vdekjen e saj, “Kur të vdes dhe të shkoj në shtëpi tek Zoti, unë mund t’i sjell më shumë shpirtra Zotit”, sipas një prifti. “Unë nuk do të fle në parajsë, por do të punoj më shumë në një formë tjetër.” Nuk ka dyshim se Nënë Tereza nuk do ta kishte mbështetur kurrë Hillary për president. Megjithëse ajo nuk ishte aspak në politikë, nëse më pyesnin, unë jam e sigurt si katolike që ajo do të kishte thënë se kemi vetëm një zgjedhje dhe ajo është të votojmë për njeriun që është pro jetës, Donald Trump.