Pasi heshti për disa ditë pavarësisht se vendi digjej, Kryeministri Edi Rama është i pari për të ndarë lajmet e mira, kur vjen puna për marrjen në kontroll të flakëve.
Mbrëmjen e sotme Kryeministri lajmëroi se është zmbrapsuar furia e flakëve në Parkun Kombëtar të Llogarasë dhe sapo është bërë rifreskimi i trupave që do të vijojnë gjatë gjithë natës me mbajtjen nën kontroll të situatë.
Postimi i Ramës:
Zmbrapset furia e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë, e tani sapo është bërë rifreskimi i trupave që do të vijojnë gjatë gjithë natës me mbajtjen nën kontroll të situatës #RESPEKT
Zmbrapset furia e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë, e tani sapo është bërë rifreskimi i trupave që do të vijojnë gjatë gjithë natës me mbajtjen nën kontroll të situatës
Rikujtojmë se një ditë më parë Kryeministri Rama u shfaq disa herë duke udhëtuar me helikopter për takimet e tij si edhe për monitorimin e situatës nga qielli, në një kohë kur vendi përballet me vatra të shumta zjarri dhe përdorimet e helikoptereve jane shume te rralla.