Home aktualitet ‘’Përgjaken’’ sërish rrugët / Vdekje fatale në Shkodër

‘’Përgjaken’’ sërish rrugët / Vdekje fatale në Shkodër

nga Parler Albania

Ditën e sotme, në aksin rrugor Shkodër-Koplik ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen e nj shtetasi me inicialet I.H , 61 vjeç.

Mësohet nga burimet e policisë se I moshuari ka qenë duke udhëtuar me biçikletë, I cili është përplasur nga një makinë tip ‘’Mercedes Vito’’, me drejtues shtetasin N.G , 54 vjeç

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Shkodër, ku ka humbur jetën shtetasi Isa Hasmuja, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit Nikoll Gega për veprime të mëtjeshme.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 06:30, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Gruemirë Çezme, mjeti tip “Mercedes Vito”, me drejtues shtetasin N. G., 54 vje, ka aksidentuar një biçikletë që drejtohej nga shtetasi I. H., 61 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes 61 vjeçari ka ndërruar jetë.

Shtetasi N.G, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtjeshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ju mund te pelqeni dhe