Diten e sotme Presidenti i SHBA -ve dergoi nje leter per Kryeministrin Edi Rama, ku midis te tjerave bien ne sy dy gjera, Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur qëndrimin e Shqipërisë lidhur me influencën e Kinës sa i përket përhapjes së rrjetit 5G në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Pjesa e fundit e letres ishte nje kerkese nga Presidentit Trump drejtuar Kryeministri Rama ku i thote : ” Ju inkurajoj që t’u bashkoheni Shteteve të Bashkuara dhe të tjera kombeve evropiane në zhvendosjen e ambasadës suaj në Jerusalem.
Ajo qe befasoi me tej opinionin shqiptar ishte pergjigjia e shpejte qe Kryeminstri Rama i drejtoi Presidentit Trump, ne fjalimin e tij te mbajtur diten e sotme ne Konferencen e perbashket per median, se bashku me Kryeministrin e Kosoves, ku ka theksuar se Shqipëria është në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian për këtë temë.
“Shqipëria është i vetmi vend ku hebrenjtë kanë gjetur strehë dhe asnjë hebre nuk u është dorëzuar nazistëve. Shqipëria është vendi që ka jo vetëm një lidhje të vjetër historike me Izraelin, por Shqipëria në politikën e jashtme në këtë aspekt është komplet e linjëzuar me Bashkimin Europian”, deklaroi Kryeministri Edi Rama.
Nga deklara e tij pergjigjia nenkupton, se ai do te ndjeke vijen e BE pra nuk do ta zhvendosi ambasaden shqiptare ne Jeruzalem.
Sa i përket edhe çështjes së teknologjisë 5G dhe ndikimeve nga Kina, një pikë kjo e prekur edhe në letrën që Trump i dërgoi shefit të qeverisë shqiptare, Rama u shpreh se për këtë temë ndan të njëjtin mendim me kreun e Shtëpisë së Bardhë.
“Mbi 5G është bindje nga ana ime, nuk është imponim nga ana e tij”, theksoi Kryeministri