Home Lajme nga Rajoni Përkeqësohet situata Covid në Kosovë, shënohen 8 viktima në 24 orët e fundit, mijëra raste të reja

Përkeqësohet situata Covid në Kosovë, shënohen 8 viktima në 24 orët e fundit, mijëra raste të reja

nga Parler Albania

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24-orët e fundit janë shënuar 2.236 raste pozitive me virusin Covid-19.

Gjatë 24 oreve te fundit kanë vdekur tetë persona. Ndërkohë janë shëruar 138 të tjerë.

Njoftimi i plotë:

19 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës.

Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546.

Në total numri i rasteve aktive është 14.249.

Ju mund te pelqeni dhe