Home Lajme nga Vendi Përplaset me shtyllën e ndriçimit, plagoset shoferi në Shijak, humbi kontrollin e automjetit. Transportohet në spital

Përplaset me shtyllën e ndriçimit, plagoset shoferi në Shijak, humbi kontrollin e automjetit. Transportohet në spital

nga Parler Albania

Një aksident rrugor është regjistruar gjatë mbrëmjes së të dielës në Shijak të Durrësit, ku një drejtues mjeti ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor.

Informacionet e para nga uniformat blu kanë zbuluar se ngjarja u shënua rreth orës 21:45, dhe se i lënduar si pasojë e aksidentit ka mbetur 37-vjeçari me iniciale D. A., i cili u transportua në spital dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjëkësor.

Nga ana e tyre, hetuesit e Policisë së Shtetit po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Informacion paraprak

Më dat 08.08.2021, rreth orës 21:45, në Shijak, Durrës, një mjet me drejtues shtetasin D. A., rreth 37 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me shtyllën e ndriçimit rrugor. Si pasojë e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit shtetasi D. A., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ju mund te pelqeni dhe