Home Lajme nga Vendi Përplaset motori i Shqiponjave në Durrës/ Zbardhet emri i drejtuesit të automjetit, njëri nga efektivët dërgohet te Trauma

Përplaset motori i Shqiponjave në Durrës/ Zbardhet emri i drejtuesit të automjetit, njëri nga efektivët dërgohet te Trauma

nga Parler Albania

Dy efektivët e përplasur mesditën e sotme në Durrës nga nje makine e tipit Benz janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin. Drjetuesi i automjetit është Shkëlzen Kraja, ndërkohë bëhet me dije se polici tjetër i plagosur është dërguar në Spitalin e Traumës. Motori i policisë është përplasur me një tjetër mjet dhe për pasojë janë plagosur dy efektivët me inicialet K..H., dhe A.K.

Mësohet se një prej policëve është jashtë rrezikut për jetën, kurse për tjetrin ende dihet se si është gjendja e tij mirëpo është transportuar në Tiranë, te Trauma. Kolegët e policëve kanë shkuar të gjithë në spital për të ndihmuar duke dhuruar gjak.

Burime bëjnë me dije se efektivët e patrullës kanë qenë duke lëvizur me motor në momentin e përplasjes.

Ju mund te pelqeni dhe