Vrasja e katër rusëve në Qerret ka ngritur në këmbë institucionet hetuese për zbardhjeb e ngjarjes.
Gazetari i Fax Neës Fatjon Gjinaj ka intervistuar për këtë çështje dy ekspertë të ndryshëm, të cilët janë të mendimit që mund të kemi të bëjmë me një vrasje me agjentë biologjikë, edhe pse në ditët e para kjo dukej më së shumti si një histori konspiracioni.
Eksperti i rendit, Fatjon Softa dhe ai i kriminalistikës Ervin Karamuça, propozuan që për hetimet e kësaj ngjarje Shqipëria të kërkojë ndihmë dhe nga NATO, pasi në vendin tonë mungojnë laboratorët e specializuar për trajtimin e rasteve të tilla.
“Ne e dimë që ka pasur shumë problematika me politikanë rusë që kanë humbur jetën në shtete të tjera. Ne e kemi për detyrë që të ndriçojmë mendjen e të gjithëve, ne jemi një pikë nevralgjike në Ballkan, por duhet të kemi raporte të sakta të policisë për ti qëndëruar kësaj teze”, tha Karamuça.
Ndërkohë që Sata u shpreh se e përjashton pistën e asfiksisë, duke marrë parasysh se të paktën njëri prej viktimave do të kishte mundësi që të kërkonte ndihmë, dhe vdekja nuk mund të kishte ndodhur në të njëjtën kohë.
“Ka raste si asfiksia në sauna, përdorimi i klorit të tepruar, pista e ushqimit që kanë konsumuar. Por për mendimin tim ngjarja nuk ka ndodhur për shkak të asfiksisë, nuk mund të vdesin 4 veta në të njëjtën kohë, një mashkull është më i fortë fizikisht se një femër, unë mendoj që do të jetë diçka jashtë saunës, jashtë pishinës, duhet të shihen nëse janë faktorë të tjerë biologjikë.Janë elementë që nuk mund të kapen përmes autopsisë. Klori është një substancë, që ne e pimë, edhe pse në sasi të vogla. Unë e përjashtoj këtë pistë, shpreh shqetësim që policia