Home Lajme nga Vendi Pezullohet nga detyra mjeku i njohur Edvin Prifti

Pezullohet nga detyra mjeku i njohur Edvin Prifti

nga Aida Shtino

Mësohet se emri i Edvin Priftit ka dalë në dritë gjatë hetimeve për rastin e lirimit të një të dënuari me 25 vite nga burgu i Fushë Krujës, për të cilën u arrestuan 10 persona, mes tyre dhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Teksa sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallkuçi ishte nën përgjim për lirimin e Saimir Petanit, ajo ka komunikuar me mjekun Prifti dhe i ka dhënë atij para për një operacion jashtë radhe që ai do ti kryente nënës së saj në QSUT.

Kjo ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim të veçantë dhe për Priftin dhe në përfundim të hetimeve, ndaj tij të vendoset masa e pezullimit nga detyra.

“Edvin Prifti, mjek kardiolog në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, Tiranë, i jepet masa e sigurimit ‘pezullim i ushtrimit të një detyre apo funksioni publik’, i dyshuar për veprën penale “korrupsioni pasiv i persinave që ushtrojnë funksione publike”, shkruhet në dosjen e SPAK

Ju mund te pelqeni dhe