Home Sporti Pjesëtari i familjes së Al-Khelaifit bën të ëndërrojnë tifozët e PSG-së: Ronaldo dhe Messi në të njëjtën skuadër? Përse jo!

Pjesëtari i familjes së Al-Khelaifit bën të ëndërrojnë tifozët e PSG-së: Ronaldo dhe Messi në të njëjtën skuadër? Përse jo!

nga Parler Albania

Është një postim në rrjetet sociale, por jo anonim dhe as një thashethem merkatoje që qarkullon së fundmi. Një tjetër e dhënë për të ardhmen e Cristiano Ronaldo-n po çmend tifozët.

Khalifah Bin Hamad Al-Thani, pjesëtar i familjes mbretërore të Katarit, pronare e PSG-së, që lajmëroi para të gjithëve në Tëitter transferimin e Messi-t në Paris, ka postuar një fotomontazh të dy yjeve me fanellën e klubit francez.

“Quizás? Maybe? Peut-être?”, që do të thotë “Ndoshta?”, në spanjisht dhe anglisht dhe “Mund të jetë?” në frëngjisht. Ky ka qenë mesazhi i Al-Thani-t në Tëitter. Një mesazh që ka marrë komente nga e gjithë bota.

Ju mund te pelqeni dhe