Home Lajme nga Vendi ‘Plas’ dhuna gjatë ndeshjes, Dimitri Payet godet me shishe tifozët. Ndërpritet loja…

‘Plas’ dhuna gjatë ndeshjes, Dimitri Payet godet me shishe tifozët. Ndërpritet loja…

nga Parler Albania

Një incident i rëndë ka ndodhur në kampionatin francez në sfidën mes Nice dhe Marseilles.

Dimitri Payet, mesfushor i Marseille, u godit me një shishe nga tifozët e Nice. Kaq ka mjaftuar që futbollisti francez të shpërthejë dhe në nerva e sipër mori shishen dhe e goditi drejt tifozëve.
Këta të fundit mësynë të shumtë drejt tij, duke hyrë në fushë dhe ushtruar dhunë por shokët e skuadrës tentuan të mbrojnë shokun e tyre.

Gjyqtari e ndali ndeshjen rreth minutës së 80’ dhe skuadrat u drejtuan menjëherë në dhomat e zhveshjes. Ende nuk është marrë vendim zyrtar për fatin e takimit.

Ju mund te pelqeni dhe