Një debat i ashpër ndodhi mes disa grave gjersa një nënë e re nuk i ka përmbajtur nervat në afërsi të një vendi parkimi në Liverpool.
E reja ishte duke debatuar me dy gra për vendin e parkimit, kur mori makinën tip “Audi” dhe i përplasi.
Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të publikuara në Daily Mail tregojnë makinën e bardhë që përplas dy njerëz, përpara se të godiste një mjet të parkuar, gjë që shmangu dhe dëmtimin e mëtejshëm.
Sipas policisë, 26 vjeçarja Gazwa Elnis, ka bërë dhe rezistencë në momentin e arrestimit, ndërsa aktualisht ndodhet në rajon.
https://www.dailymail.co.uk/video/index.html?ico=embedded