Home Bota Po sillej çuditshëm për javë të tëra, qeni hero shpëton pronaren nga vdekja e sigurt, e ndihmoi ta pikaste kancerin ovarian

Po sillej çuditshëm për javë të tëra, qeni hero shpëton pronaren nga vdekja e sigurt, e ndihmoi ta pikaste kancerin ovarian

nga Parler Albania

Një grua e ka vlerësuar chihuahua-n e saj si heroinë pasi qeni iu hodh mbi bark, duke shkaktuar shfaqjen e një gunge, e cila bëri që ajo të diagnostikohej me kancer.

Tess Robison, 41 vjeç, kishte përjetuar fryrje stomaku dhe dhimbje shpine, por mendoi se shkaku ishte intoleranc ndaj ushqimit.

Ajo nuk e kishte idenë se kanceri i vezoreve ishte fajtori i vërtetë dhe se një tumor po rritej brenda saj.

Vetëm kur qeni i saj Lola, e cila kishte javë të tëra që sillej çuditshëm – u hodh mbi barkun e saj, u shfaq një gungë, duke e bërë Tess-in të shkonte te mjeku.

Nga ana e tij, kontrolliu mjekësor çoi në diagnozën e saj që ia shpëtoi jetën, ndërsa parukieres iu desh t’i nënshtrohej kimioterapisë dhe një histerektomie të plotë.

Tess, e cila tani është në rehabilitim, tha: “Për javë të tëra, ajo rrinte ulur dhe më shihte. Unë e di që qentë mund të jenë intuitivë dhe kjo më tronditi pak”.

“Pastaj, një ditë kur vuajta nga dhimbje shumë e rënda e zorrëve, ajo u hodh mbi barkun tim. Dhimbja ishte si diçka tjetër dhe më doli një gungë e madhe, dhe kështu unë shkova për t’u vizituar.

U shkatërrova plotësisht nga diagnoza, por më i rëndësishëm ishte fakti se isha në gjendje ta merrja
trajtimi që më duhej. Nëse do ta lija më do të ishte vonë.

Ju mund te pelqeni dhe