Home aktualitet Policia greke kap në flagrancë shqiptarin/ Një sasi kanabisi për transport

Policia greke kap në flagrancë shqiptarin/ Një sasi kanabisi për transport

nga Parler Albania

Policia greke ka kapur në flagrancë një shqiptar, duke transportuar lëndë narkotike në Igumenicë.

Mediat greke raportojnë se ai e dinte që ndaj tij kishte një masë sigurie dhe kaloi ilegalisht në territorin grek përmes kufirit greko-shqiptar.

Shqipatri është kapur , duke mbajtur nnjë çantë udhëtimi me një sasi të konsiderueshme kanabisi të papërpunuar,ndërkohë që po ecte I qetë në këmbë. Sapo policia e ka lokalizuar duke ecur në Igumenicë , e ka ndaluar, kontrolluar dhe në çantë kanë gjetur gjashtë pako me kanabis të papërpunuar me peshë gjashtë kilogramë e 920 gram, të cilat janë konfiskuar , 100 euro dhe një celular që kishte me vete.

Bëhet me dije nga burimet e policisë greke ,se shqiptari është dërguar në Prokurorinë Publike të Thesprotisë dhe akuzohet për posedim , import , transport dhe trafik droge dhe hyrje të paligjshme në vend dhe ka urdhëruar ndalimin e tij.

Ju mund te pelqeni dhe