Home aktualitet Policia greke kryen operacionin’’ shkatërrimi i falsifikatorëve të pasaportave’’

Policia greke kryen operacionin’’ shkatërrimi i falsifikatorëve të pasaportave’’

nga Parler Albania

Gjatë një aksioni policor, mbrëmjen e së martës në Greqi janë arrestuar 20 persona. Ato ishin pjesë e grupit të falsifikatorëve të pasaportave të rreme.

Nga ky grup i falsifikatorëve ka marrë pasaportë të rreme edhe 37-vjeçari shqiptar Mario Diamanti, biznesmen, që u vra më 16 Nëntor në një karburant në Athinë. Ai u qëllua me pistoletë me silenciator nga brenda një makine BMË Seria 1 ngjyrë e zezë.

“Kathimerini” raporton se grupi i falsifikatorëve, në mesin e të cilëve ka edhe policë, u ofronin shtetasve të huaj letërnjoftime dhe pasaporta të falsifikuara me çmime që fillonin nga 30 mijë Euro e lart.

Nga njoftimet e policisë përmendet se shumica e atyre që përfitonin dokumente false kanë qenë persona me precedent penal.

Nga hetimet ka rezultuar se grupi i falsifikatorëve ka nisur aktivitetin që nga 26 Prilli i vitit 2013 dhe përbëhej nga grekë, ish-punonjës policie, policë dhe nëpunës të tjerë të shtetit grek. 9 prej të arrestuarve janë policë në detyrë.

Shumica e oficerëve të policisë të përfshirë thuhet se janë të lidhur me komisariatet në pjesën perëndimore të rajonit të Atikës në Athinë.

A.R/ ParlerAlbania.al

Ju mund te pelqeni dhe