Home aktualitet Policia kontrollon zonën e Lezhës/ Policia vë në pranga shpërndarësit e drogës

Policia kontrollon zonën e Lezhës/ Policia vë në pranga shpërndarësit e drogës

nga Parler Albania

Policia në Lezhë ka shtuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si pasojë janë vënë në pranga dy shtetas të cilët shpërndanin sasi lëndësh narkotike të ndara në doza dhe është proceduar penalisht një tjetër person.

Policia ka lokalizuar mjetin e dyshuar në të cilin ndodheshin tre shtetasit dhe ka kryer kontrollin. Në një moment, njëri prej pasagjerëve ka hedhur nga dritarja e makinës dozën me lëndë narkotike.

Kontrolle të shtuara në të gjithë qarkun Lezhë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Si rezultat i kontrolleve janë goditur 2 raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza.  

Vihen në pranga 2 shtetas, posedues të lëndës narkotike, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shtetas që qarkullonin me automjete dhe shpërndanin lëndë narkotike në doza, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Patokut” , Kurbin, shërbimet e Policisë Kurbin kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar, me drejtues shtetasin L. L.

Ju mund te pelqeni dhe