Home aktualitet Policia në Fier/ Arrestohet një 43-vjeçar për trafikim lëndësh narkotike

Policia në Fier/ Arrestohet një 43-vjeçar për trafikim lëndësh narkotike

nga Parler Albania

Sipas burimeve të policisë, bëhet me dije se është arrestuar në Fier, një 43-vjeçar i akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sipas uniformave blu është prangosur shtetasi me iniciale A.I, të cilit gjatë kontrollit në automjetin e tij “Citroen” iu sekuestrua një pako me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Mësohet se personi në fjalë e shiste drogën me qeska në Fier.

Njoftimi i plotë i policisë Fier:
Transportonte një sasi me lëndë narkotike për ta shitur në doza, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohet 1 pako me lëndë narkotike cannabis sativa.

Patrulla e Përgjithshme e Komisariarit të Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bazë të informacioneve që kishin marrë për një automjet që dyshohej se transportonte lëndë narkotike, kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit dhe shoqërimin e tij për në Komisariat.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Citroen”, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se në sediljen e pasme ndodhej një çantë ku brenda saj kishte një pako me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Nga veprimet e para hetimore, rezulton se ky shtetas do ta shiste lëndën narkotike në doza në qytetin e Fierit.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I. (A), 43 vjeç, banues në Tiranë

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ju mund te pelqeni dhe