Home Lajme nga Vendi PRAPASKENAT e sherrit, ish-kryeministri Berisha: “Yuri Kim u irritua nga marrëveshja e Ficos me Llagamin’/ Kim i tha Bashës, ishte e mërzitur për një intervistë timen në Kosovë. Përmenda Palmer

PRAPASKENAT e sherrit, ish-kryeministri Berisha: “Yuri Kim u irritua nga marrëveshja e Ficos me Llagamin’/ Kim i tha Bashës, ishte e mërzitur për një intervistë timen në Kosovë. Përmenda Palmer

nga Parler Albania

Pyetje: Keni informacione që deputetë do të kërkojnë shkarkimin tuaj?

Berisha: S’kam asnjë informacion, asnjë lloj…unë kam mjet të vetëm të vërtetën dhe unë po përpiqem ta bëj pa kërkuar ndryshimin e vendimin. Ai është i zoti i shtëpisë, ka të drejtë të përcaktojë kush hyn dhe jo. Kërkoni një fakt që nesër të mos hani më bar.

Pyetje: Betejë personale, kështu e keni cilësuar, keni menduar që në shtator të hyni si deputet i pavarur?

Berisha: Në parlament do futem siç më kanë votuar qytetarët shqiptarë. Çdo vendimi që në vend të transparencës zgjedh diktatin, unë do t’i kundërvihem me një betejë kundër këtij regjimi. Këtë do ta bëj kuadër të PD-së. Nuk kam kërkuar dhe kërkoj nga PD që të mos angazhohet në këtë betejë. PD dhe cilido tjetër të kërkojë fakte dhe prova. Ka një detyrë tjetër; në mungesë të tyre të mos pranojë diktatin. Sepse të çon tek bari. Tek fyerjet e poshtërimet që çojnë tek bari. Nuk po mbroj veten time. Po mbroj disa parime.

Paralelizimi me Tom Doshin, KQZ mund t’ju heqë mandatiun?

Berisha : Nuk druhem, KQZ është detyruar që të zbatojë Kushtetutën. Ambasadorja është zemëruar kur kritikova shumë marrëveshjen e Delina Ficos me Llagamin, një marrëveshje që jep me koncesin dosjet gjyqësore që përbëjnë sekret. Ka krijuar Delina, një skuadër militantë të PS dhe i paguan. Tani ata do marrin në dorë 30-40 mijë dosje të Gjykatës së Lartë. Njerëz pa asnjë eksperince dhe asnjë lloj prove. Që mund të shtojnë dhe të heqin prova. Mund t’i shesin sa herë të duan. U jepen dosjet pa të drejtë. Këtu duhet që Delina Fico, ish-presidentja e Hapur, ish-bashkëshorja e Ramës dhe bashkëshortja e ministrit të Brendshëm, të ndajë para me Llagamin ose të krijojë një çorbë të tillë. Këto janë problemet. Nga biseda që zonja ka bërë me kryetarin e PD, irritimi i saj për daljen time në një TV të Kosovës, në të cilën shpreha ato që kam thënë gjithmonë para jush për Soros por edhe për qëllime të tjera. Unë nuk sulmova, shpreha rezervat e mia, ishte rasti për Palmer. Është e njohur që ai ka qenë promotor i projektit. Me këtë rast nuk kam qenë vetëm unë. Zëri im do trefishohet në mbrojtje të shqiptarëve, ashtu siç e gjykoj unë.Nuk ndryshon me asnjë lloj mase.

Ju mund te pelqeni dhe