Home aktualitet Presidenti i Afrikës së Jugut i zhgënjyer/ Shtetet vendosin kufizime ndaj variantit “Omicron

Presidenti i Afrikës së Jugut i zhgënjyer/ Shtetet vendosin kufizime ndaj variantit “Omicron

nga Parler Albania

Shumë vende të planetit po vendosin kufizime ndaj Afrikës së Jugut pas shfaqjes së variantit më të ri të Covid që quhet “Omicron”. Si rezultat i këtyre kufizimeve ka ardhur edhe reagimi i presidentit të Afrikës së Jugut i cili ka dënuar këto veprime.

Cyril Ramaphosa ka deklaruar se është i shqetësuar dhe i zhgënjyer nga këto masa që janë marrë nga autoritetet e disa vendeve dhje ka bërë thirrje që ato të heqin urgjentisht ndalimet e udhëtimeve ndaj Afrikës së Jugut.

Disa nga vendet që kanë ndaluar udhëtimet për në Afrikën e Jugut janë Mbretëria e Bashkuar, BE dhe SHBA.

Omicron është klasifikuar si një “variant i shqetësimi” dhe dyshohet se është një rrezik më i lartë infektimi. Varianti me mutacion të madh u zbulua në Afrikën e Jugut në fillim të këtij muaji dhe më pas u raportua në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Varianti është përgjegjës për shumicën e infeksioneve të gjetura në provincën më të populluar të Afrikës së Jugut, Gauteng, gjatë dy javëve të fundit, dhe tani është i pranishëm në të gjitha provincat e tjera të vendit.

Ndërkohë këtë të hënë Japonia është deri më tani vendi i fundit që ka vendosur kufizime të ashpra kufitare, duke ndaluar të gjithë të huajt të hyjnë në vend nga 30 nëntori.

Ju mund te pelqeni dhe