Procesi I IKMT-së vazhdon me procesin ‘’Bregdeti ynë’’ për të liruar hapësirat publike.
Paraprakisht IKMT ka njoftuar se janë dhjetëra ndërtesa që do të preken, ku çdo rast do të rishikohet për shkak se disa objekte u ka ndryshuar statusi. Faza e parë e operacionit në Qershor rezultoi me shembjen e 130 ndërtimeve pa leje, 132 milionë lekë gjoba dhe 86 subjekte.
Më herët ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe kryeministri Rama kanë paralajmëruar se operacioni “Bregdeti Ynë” do të lirojë hapësirat publike.