Home Bota Priten me orë të tëra për tu nisur pas problemit të tragetit, gjendet zgjidhja për udhëtarët e linjës Durrës-Bari

Priten me orë të tëra për tu nisur pas problemit të tragetit, gjendet zgjidhja për udhëtarët e linjës Durrës-Bari

nga Parler Albania

Vonesa e krijuar në linjën Durrës-Bari për shkak të një avarie që ka pësuar trageti shtyu udhëtimin, duke sjellë pritje per ore te tera tek udhëtarët.

Autoriteti portual Durrës në një njoftim ka sqaruar mbi situatën duke shpjeguar se udhëtimi do bëhet më tragetin”Saga” ku nisja do bëhet nga Durrësi drejt Barit dhe më pas do sigurohet transporti i udhëtarëve drejt Ankonës.

Të dy linjat do udhëtojnë më një traget, duke mos krijuar vonesa dhe pakënaqësi tek udhëtarët.

Njoftimi:

NJOFTIM për udhëtarët e linjës Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona të datës 25 Gusht 2021:
Në vijim të njoftimit të mëparshëm mbi vonesën e krijuar me tragetin e linjës Bari-Durrës SQAROJMË se:

Për të siguruar udhëtimin sa më të shpejtë dhe të sigurt të pasagjerëve drejt Italisë, të dyja linjat detare të parashikuara sot nga Durrësi drejt Barit dhe Ankonës, do të realizohen përmes një trageti të vetëm deri në Bari dhe më pas për pasagjerët e linjës së Ankonës do t’u GARANTOHET nga agjencia transporti tokësor drejt destinacionit final (Ankona).

Për të mundësuar imbarkimin e gjithë pasagjerëve, nisja do të bëhet mbrëmjen e sotme në orën 23.00.
Kërkojmë mirëkuptimin e udhëtarëve për situatën e krijuar dhe i ftojmë të paraqiten në kohë për të kryer procedurat e imbarikimit.

Trageti “SAGA.”, Durrës-Bari,
Ora e nisjes nga Porti i Durrësit: 23.00.

Ju mund te pelqeni dhe