Home Bota Protesta për vaksinën, sulmohet kryeministri kanadez dhe goditet me zhavorr

Protesta për vaksinën, sulmohet kryeministri kanadez dhe goditet me zhavorr

nga Parler Albania

Një incident ka ndodhur gjatë fushatës elektorale pasi Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është goditur me zhavorr nga protestuesit.

Fushata e tij u prish nga demonstratat kundër vaksinës COVID-19 dhe kufizimeve të tjera si pasojë e pandemisë. Pak më shumë se një javë më parë, kryeministri u detyrua të anulonte një tubim elektoral pasi një turmë protestuesish të zemëruar i zunë “pritë”.

Ai po kthehej në autobusin e tij pasi vizitoi një fabrikë birre, kur u godit me disa gurë të vegjël, por fatmirësisht nuk pësoi lëndime.

Planet e Trudeau për vaksinimin me detyrim janë bërë një çështje kryesore përpara zgjedhjeve të 20 shtatorit që do të mbahen në vend.

Ju mund te pelqeni dhe