Home aktualitet Protestë për sigurinë e fëmijëve në Shqipëri/ Nikolla: Nuk e miratoj dënimin me vdekje

Protestë për sigurinë e fëmijëve në Shqipëri/ Nikolla: Nuk e miratoj dënimin me vdekje

nga Parler Albania

Ditën e sotme dhjetra persona kanë marshuar në Tiranë kundër dhunës ndaj fëmijëve.

Ngjarja e fundite ndodhur në Fier, ku Klodian Çalamani vrau 8-vjeçarin Mateo, ka prekur mendjet dhe zemrat e shqiptarëve mbarë. Kjo ndodhi nuk jep siguri për fëmijët që po rriten, gjë që e shton akoma më tej frikën e prindërve.

Shumë prej mendimeve të shqiptarëve rreth kësaj ngjarjeje janë shprehur se duhet rikthimi I dënimit me varje, si formë për të parandaluar masakrat e tilla që po lemerisin vendin.

Marshimit të organizuar nga shoqëria civile i është bashkuar dhe kryetarja e Kuvendit, e cila tha se ngjarja e Fierit e kishte prekur së tepërmi, por nuk është e mendimit se dënimi me vdekje për autorin do të ishte një zgjidhje.

Duke folur për mediat, Nikolla tha se Shqipëria është pjesë e Konventës Europiane për të drejtat e njeriut, dhe nuk mund të miratojë dënimin me vdekje, ndërkohë që tha se e kupton peticionin e nxitur nga ngarkesa emocionale e familjarëve të Mateos.

“Jam në dijeni, këta janë momente të forta emocionale, patjetër Shqipëria është pjesë e BE, dhe sinqerisht unë nuk mendoj që ky dënim dhe kthimi pas në këtë vendim do të jetë gjëja e duhur. Ka shumë momentet të tjera, por janë vendimmarrje që nuk duhen marrë në emocione të forta”, tha më tej Nikolla.

Kryetarja e Kuvendit foli dhe në lidhje me nismën ligjore që pritet të diskutohet në Kuvend sa i takon regjistrit të personave të dënuar për krime seksuale, për të cilin tha se do të konsultohet me shoqërinë civile dhe grupet e interesit.

Në këtë marshim që vijoi në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, u përsëritën thirrjet për prindërit dhe fëmijët që të denoncojnë çdo rast dhune apo ngacmimi, dhe të mos tolerojnë aspak fenomene të tilla.

Ju mund te pelqeni dhe