Home Lajme nga Vendi “Qarkulloni brenda limiteve të lejuara, mos fluturoni”, Policia Rrugore kontrolle në rrugën Tiranë-Durrës-Tiranë. Pezullohen 10 patenta, drejtuesit ndëshkohen me 400.000 lekë gjobë

“Qarkulloni brenda limiteve të lejuara, mos fluturoni”, Policia Rrugore kontrolle në rrugën Tiranë-Durrës-Tiranë. Pezullohen 10 patenta, drejtuesit ndëshkohen me 400.000 lekë gjobë

nga Parler Albania

Nuk kanë të reshtur kontrollet policore, me anë të të cilave ndëshkohen drejtuesit e parregullt të mjeteve në Tiranë. Gjatë monitorimit në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, policia prej orës 19:00 deri në orën 24:00 në të dy kahet e lëvizjes ka konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 143 km/h deri në 172 km/h.

Duke marrë parasysh shkeljen e rregullave të qarkullimit, u pezulluan 10 leje drejtimi për shpejtësi tej normës së lejuar dhe janë vendosur 22 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë.

Masave administrative nuk u kanë shpëtuar as emigrantët, teksa janë vendosur 2 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë

Policia Rrugore e Tiranës, po vijon kontrollet me radar në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara, e cila është rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Prej orës 19:00 deri në orën 24:00 në të dy kahet e lëvizjes janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varonin nga 143 km/h deri në 172 km/h, ku në rrugë trafiku ishte ende shumë i lartë.

Si rezultat i monitorimit janë pezulluar 10 leje drejtimi, për shpejtësi tej normës së lejuar.

Janë vendosur 22 masa administrative për shpjetësi dhe manovra në rrugë, si dhe janë vendosur 2 masa administrative maksimale me vlerë 40.000 lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin rezident në një shtet tjetër.

Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Në të gjitha akset nacionale nga Rruga e Kombit deri në Sarandë, e nga Korca në Berat, si dhe në qendrat kryesore urbane ka patrulla të Policisë Rrugore me radarë, alkooltestues, dronë, kamera e aparatë fotografik.

Ju mund te pelqeni dhe