Mësohet se mbledhja e asamblesë që i paraprin asaj të Kongresit javën e ardhshme, do të drejtohet nga sekretari i përgjithshëm i PS-së Taulant Balla.
Nuk dihet ende se cilat kanë qenë arsyet që e kanë detyruar Ramën që të niset me urgjencë drejt Turqisë, dhe duke braktisur në njëfarë mënyre dhe punët e brendshme në parti.
Asambleja e socialistëve është parashikuar të mbahet sot (2 Qershor), gjatë orëve të pasdites (online), ku është kërkuar që të mblidhet dhe të paraqitet informacion në lidhje me strukturat e partisë socialiste, dhe punën që ato kanë bërë në zgjedhjet e 25 Prillit.