Home aktualitet Rama kryen takimin e parë me drejtuesit e qarqeve për këtë vit

Rama kryen takimin e parë me drejtuesit e qarqeve për këtë vit

nga Parler Albania

Kreu i qeverisë, z.Edi Rama ka mbledhur, ditën e sotme, për takimin e parë të këtij viti të gjithë kryetarët e bashkive të qarqeve.

Mbledhja nisi rreth orës 08:30, ndërkohë që vetë Rama u largua pas 20 minutash.

Burimet bëjnë me dije, se mbledhja vijon tashmë pa praninë e Ramës.

Kryeministri u pa që të dilte i vetëm nga selia rozë, e cila duhet thënë se nuk ka pasur zhvillime të zhurmshme këto kohë në krahasim me atë që ka ndodhur në selinë blu.

Ky është takimi i parë që kreu i qeverisë bën me strukturat e Partisë Socialiste nëpër qarqe për 2022, ku është bërë dhe një analizë në lidhje me detyrat që u janë lënë.

Po ashtu bëhet me dije, se ditën e nesërme do të kryhet një mbledhje e kryesisë së PS-së për të diskutuard në lidhje me ditëlindjen e 30-të të FRESSH në datën 15 Janar, për të përcaktuar axhendën që do të ndiqet.

A.R/parleralbania.al

Ju mund te pelqeni dhe