Berisha shprehu në mënyrë të qartë diferencat e asaj se çfarë ai do të bënte nëse ai do të ishte në krye të PD-së, me ato ç’ka realisht janë bërë nga lidershipi aktual i PD-së.
Ish-kryeministri theksoi se gabimi i opozitës është atakimi jo i duhur që ajo i bëri sistemit të patronazhistëve. Sipas tij nuk do të futej kurrë në zgjedhje me një qeveri që përdor të dhënat personale të 1 milion shqiptarëve.
Berisha deklaroi gjithashtu se opozita në lidhje me masakrën zgjedhore duhej të penalizonte më çdo kusht Edi Ramën.
Sali Berisha: Nëse opozita nuk gjen forma dhe modalitete, Edi Rama në zgjedhjet e ardhshme do të dyfishojë masakrën zgjedhore. Opozita duhet me çdo kusht të penalizonte Edi Ramën në lidhje me masakrën zgjedhore, në mënyrë që komuniteti ndërkombëtar të shtonte se këto zgjedhje nuk shprehin vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Opozita ka patur përgjegjësitë e veta në rezultatin e zgjedhjeve.
Në 30 vite mua nuk më ka shkuar ndërmend të bojkotojë zgjedhjet. Por në momentin kur përdoren 1 milionë të dhëna të qytetarëve unë nuk do hyja kurrë në ato zgjedhje. Basha mori pjesë pasi ne kishim dalë nga sistemi dhe ishte e vështirë të mos merrje pjesë në zgjedghjet e përgjithshme parlamentare.
E thashë këtë për të treguar se kaq të rëndë e konsideroj unë sistemin e patronazhistëve. Opozita duhet të bëjë gjithçka që kjo të ngrihet fuqishëm.