Home Politikë Rama nuk humb kohë në organizimin e partisë, mbledh që në 8 të mëngjesit sekretarët e rinj

Rama nuk humb kohë në organizimin e partisë, mbledh që në 8 të mëngjesit sekretarët e rinj

nga Parler Albania

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme ekipin drejtues të Partisë Socialiste, një javë pas mbledhjes së asamblesë ku u zgjodhën sekretarët e rinj dhe anëtarët e kryesisë.

Në një dalje për mediat pas takimit që zgjati për më shumë se një orë, Damian Gjiknuri tha se mbledhja e sotme ishte prezantuese, dhe do të nisë puna për zgjedhjet e ardhshme, që sipas socialistëve do të mbahen në vitin 2023.

Pjesë e mbledhjes janë të gjithë sekretarët e rinj të PS-së:

Sekretar i Përgjithshëm, Damian Gjiknuri

Sekretar Organizativ, Blendi Klosi

Sekretar Dixhital, Etjen Xhafaj

Sekretar i Burimeve Njerëzore, Anila Denaj

Sekretare e Gruas, Etilda Gjonaj

Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë, Romina Kuko

Sekretare e Rinisë, Bojkena Basha.

Postet e reja brenda qeverisë dhe partisë sollën dhe disa pakënaqësi në radhët e socialistëve, ku Taulant Balla mbeti jashtë kabinetit pavarësisht se është deputeti më i votuar, ndërkohë që Erion Braçe po ashtu e sheh veten jashtë çdo funksioni.

PS fitoi 74 mandate në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërkohë që seanca e parë në Kuvend të premten do të drejtohet nga Luljeta Bozo e cila është dhe e zgjedhura më e vjetër që do të ulet në karriget e parlamentit.

Drejtimi i Kuvendit i është besuar Lindita Nikollës, ndërkohë që qeveria e re e Ramës ka pak ndryshime nga ajo aktuale sa i takon ministrive më të rëndësishme në vend.

Ju mund te pelqeni dhe