Home aktualitet Rama: Shqipëria I ka përmbushur kushtet për të hapur negociatat për anëtarësim

Rama: Shqipëria I ka përmbushur kushtet për të hapur negociatat për anëtarësim

nga Parler Albania

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka marrë zyrtarisht raport-progresin e Komisionit Europian, ku vlerësohet, se Shqipëria I ka plotësuar kushtet për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE, por përcaktohen edhe reformat prioritare për të ardhmen.

Në një deklaratë për mediat, Rama e cilësoi si të domosdoshëm dhe mjaft të rëndësishëm procesin e integrimit në BE, për të pasur një shtet me standardet moderne.

Po ashtu Rama theksoi se KE konfirmoi sërish, që Shqipëria i ka përmbushur kushtet për të hapur negociatat për anëtarësim.

Është shumë e rëndësishme ta kuptojmë se përtej vetë anëtarësimit ky është një proces I brendshëm, I domosdoshëm I pazëvëndësiueshëm për të pasur një shtet që funksionon me të gjitha normat, standatet e një shteti modern.

Raporti që marrim sot është një tjetër, në një vazhdë të disa të tjerëve, ku KE e konfirmon edhe nje herë se Shqipëria I ka përmbushur të gjitha kushtet për të nisur formalisht atë që është vendosur në KiE dhe për të marrë diskutimin e anëtarësimit.”-tha Rama.

Më tej, Rama bëri sërish përgjegjëse BE, për “ngecjen” e Shqipërisë.

Prit këto e prit ato, janë politikë. Progres raporti është dokumenti udhërrëfyes. Të gjitha të tjerat janë interference me natyrë politike, krejtësisht të kuptueshme.

Çohet një parlament andej del një parlament këtej, vjen një grup deputetësh nga një anë bëjnë deklarata që janë të lidhur me çfarë hallesh kanë vendet e tyre. Komplet legjitime por ama nuk ka krahasim fare me çfarë përfaqëson raporti dhe vetë komisioni në pikëlpamje të objektivitetit.”-u shpreh Rama.

Ndërsa më tej, Rama theksoi se “Raporti e vulos objektivisht se Shqipëria vjen nga një proces zgjedhor i padiskutueshëm në pikëpamje të integritetit dhe rekomandimet e OSBE. Së dyti se Shqipëria ka përparuar në reformat kyçe, të shtetndërtimit. Porcesi i Vettingut referohet si një procesi suksesi.”

Ju mund te pelqeni dhe