Në këtë vit zgjedhor Kryeministri Edi Rama është bërë shumë I ndjeshëm ndaj shqiptareve jasht kufjive të vëndit. Në një postimi në facebook, për ditën e diasporës Rama, shprehet se përulet me respekt ndaj veprës së tyre patriotike dhe kontributeve që ata kanë dhënë në Shqipëri.
Njoftimi i plotë: Në këtë DITË TË DIASPORËS u uroj shëndet familjarisht të gjithë bashkëqytetarëve jashtë atdheut dhe përulem me respekt, përpara kujtimit e veprës patriotikë të atyre që nga jashtë Shqipërisë i dhanë vendit tonë gjithçka kishin, si edhe përpara punës së admirueshme të atyre që e ngrenë lart emrin shqiptar në skenën botës, pa harruar kurrësesi njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, të cilët me mund e me sakrifica rrisin fëmijët e tyre në emigracion, e ndihmojnë familjarët e tyre në Shqipëri.