Home aktualitet Rama thirr kryebashkiakët/ Tema e diskutimit:Ujësjellësi

Rama thirr kryebashkiakët/ Tema e diskutimit:Ujësjellësi

nga Parler Albania

Kryeministri Edi Rama reagon për herë të parë për rastin e helmimit të banorëve në Krujë. Sot, ai  bën lëvizjen e parë, duke thirrur të gjithë kryebashkiakët në zyrëne  tij në orën 12:00.

Helmimi i më shumë se 600 qytetarëve të Krujës solli reagime të ndryshme nga palët politike, sidomos nga ana e partisë Demokratike, ku në një deklaratë për mediat, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se numri i saktë i qytetarëve të paraqitur për trajtim pas helmimit na uji i pijshëm i kalonte 1200 persona.

Tema kryesore e diskutimit, do të jetë ujësjellësi. Ky mbetet një shqetësim kryesor,ku depot e ujit në Krujës ishin totalisht të pambrojtura nga ndikimi i faktorëve të jashtëm dhe pikërisht kjo mund të ketë bërë të mundur që uji të jetë ndotur. Kjo është mbledhja e dytë që Rama zhvillon me kryebashkiakët brenda disa ditëve, ku më parë i kritikoi për ndotjen e lartë nëpër qytetet e vendit.

Ju mund te pelqeni dhe