Në ditën e sotme, në Beograd do të zhvillohet Samiti për ‘’Ballkanin e Hapur’’.
Mësohet se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pritur në Pallatin “Serbia” kryeministrin Edi Rama dhe zv.kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, i ngarkuar për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.
Vuçiç, Rama dhe Dimitrov fillimisht do të bisedojnë me përfaqësues të kompanive nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Takimi I tre zyrtavë do të vijojë në takime me përfaqësues të Këshillit Atlantik.
Më pas do të mbahet takimi i tre zyrtarëve, pas së cilës Vuçiç, Rama dhe Dimitrov do të drejtohen para mediave.