Menjëherë pas tërmetit reagon sizmiologu Rrapo Ormeni, i cili ka deklaruar se qytetarët nuk kanë përse të shqetësohen, pasi lëkundjet e tërmetit që u ndien në Shqipëri janë normale për zonën e Klosit, ku u regjistrua epiqendra.
I pyetur për rastësinë e frikshme me lëkundjet e 21 shtatorit 2019, që paraprinë tërmetin e tmerrshëm të 26 nëntorit, Rrapo Ormeni tha në Neës 24 se lëkundjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën pavarësisht koeicidencës.
Ndërkohë, bashkia e Dibrës ka vendosur në lëvizje forcat emergjente për të kontrolluar zonën dhe për t’u ardhur në ndihmë banorëve, nëse ka dëme materiale.
“Zona që ka rënë tërmeti është njohur për tërmete të kësaj magnitude. Në tërësi në këtë zonë bien tërmete të vegjël që nuk shkaktojnë dëme. Tërmete të kësaj magnitude bien në këtë zonë. Nuk ka lidhje me tërmetin e dy viteve më parë epiqendra e të cilit ishte në Durrës. Nuk kanë lidhje pavarësisht koeçidencës në datë dhe orë. Në Klos bien vetëm tërmete të këtij niveli magnitude”– tha sizmiologu.